Sot me dy ndeshje, luhet në Malishevë dhe Skenderaj

Futboll

Sot me dy ndeshje, luhet në Malishevë dhe Skenderaj

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:05
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Xhiro e 26-të në elitën e futbollit kosovar starton me dy ndeshjet që janë në program për tu zhvilluar sot dhe tre të tjera ditën e nesërme (e diel).

Lideri aktual i kampionatit, Drita do të ketë punë me Malishevën në udhëtim, ku takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë duel vijnë pas fitoreve javën e kaluar dhe duan të vazhdojnë me pikët maksimale.

Malisheva kërkon fitoren e parë ndaj Dritës për t’i ikur sa më shumë pozitave të fundit, në anën tjetër Drita kërkon tre pikët në udhëtim për të mbetur në krye të tabelës.

Duel tejet interesant pritet të jetë edhe ai në Bajram Aliu në Skenderaj, ku Drenica pret Prishtinën.

Vendasit janë të fundit në tabelë dhe kanë nevojë urgjente për pikët, ndërsa pikët maksimale synon edhe Prishtina që po ndjek pozitën e tretë, pozitë që i dërgon në garat evropiane.

Të dyja sfidat e ditës së sotme startojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat