Granit Xhaka sërish çon në këmbë anglezët

Futboll

Granit Xhaka sërish çon në këmbë anglezët

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:21
Saka, Xhaka e Odergaard

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së 28-të të Premier League.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, sërish çon në këmbë anglezët.

Në minutën e 55-të, Xhaka nga afërsia ka shënuar për 3:0 pas asistimit brilant të Trossard.

Martinelli në minutën e 28-të dhe Saka në të 43-tën e 74-tën shënuan golat tjerë për Arsenalin.

Në minutën e 63-të, Schlupp ka realizuar prë Crystal Palacen.

Arsenali kryeson me 69 pikë e Crystal Palace renditet në pozitën e 12-të me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat