Messi e Mbappe nuk e frikësojnë Rennes-in, PSG turpërohet

Futboll

Messi e Mbappe nuk e frikësojnë Rennes-in, PSG turpërohet

Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:06
Rennes feston

Paris Saint-Germain nuk po kalon një moment të mirë që pas eliminimit nga Bayerni i Mynihut në Champions League.

Gjigantët francezë pësuan humbjen e katërt në kampionat, që gjithsesi nuk është se ia rrezikon titullin kampion, pasi mbetet ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Lens (+9)

Parizienët u mposhtën 0:2 brenda në “Parc des Princes” nga Rennes, edhe pse kishin në fushë dyshen Messi-Mbappe.

Edhe pse nuk i munguan rastet për shënim, kryesisht me Mbappenë, në fundin e pjesës së parë skuadra e Galtier u ndëshkua nga Toko Ekambi.

Sapo nisi pjesa e dytë, Kalimuendo befasoi të pranishmit, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Rennes.

PSG kishte thuajse gjithë pjesën e dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk mundi të shënonte qoftë një gol, duke lënë shumë pikëpyetje me këtë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat