Publikohen formacionet zyrtare të Inter - Juventus

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Inter - Juventus

Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:33
Logo e Interit dhe Juventusit

Supersfida mes Interit dhe Juventusit mbyll ndeshjet e javës së 27 në Serinë A. “Derbi i Italisë”, një nga ndeshjet më të përjetuara në kampionatin italian, pritet të dhurojë spektakël për të gjithë tifozët.

Një derbi i cili është përgatitur ndryshe nga të dy trajnerët. Inzagi i ka besuar Lukakut dhe Lautaro Martinez nga minuta e parë në sulm, me Brozoviç i cili kthehet titullar.

Ndërsa nga ana tjetër, Alegri përgjigjet me De Shiljon në vend të Kuadrados në mbrojtje, por edhe me Di Marian në stol, për t’i bërë vend të riut Sule.

INTER: Onana, De Vraj, Açerbi, Darmian, Dumfris, Brozoviç, Barela, Çallhanollu, Dimarko, Lukaku, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi

JUVENTUS: Sheznji, Gati, Bremer, Danilo; De Sshiljo, Faxholi, Lokateli, Rabio, Kostiç; Sule, Vlahoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat