Rrezikon rënien nga liga, klubit të famshëm anglez i hiqen 3 pikë

Futboll

Rrezikon rënien nga liga, klubit të famshëm anglez i hiqen 3 pikë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Nuk kanë fund problemet për ekipin e Wigan. Si mos mjaftonte vendi i fundit në Championship, klubit të famshëm anglez i janë zbritur tre pikë për shkak të problemeve financiare.

Fakti është se klubi nuk ka paguar pagat për lojtarët e tij në mars. Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e ligës së dytë më të fuqishme të futbollit në Angli.

Tani klubi është duke luftuar për mbijetesë. Ish-fituesi i FA Cup në vitin 2013 aktualisht ka 31 pikë pas zbritjeve të pikëve.

Gjasat që Wigan të ruajë vendin në ligë janë të pakta, pasi është tetë pikë prapa vendit të 21-të, që garanton qëndrimin ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat