Izrael - Kosova, bastet befasojnë

Futboll

Izrael - Kosova, bastet befasojnë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:33
Pamje nga një stërvitje e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë të shtunën përballet në Tel-Aviv me Izraelin, në ndeshjen e parë kualifikues për Evropianin 2024.

‘Dardanët’ tashmë janë duke u përgatitur për duelin me izraelitët, sfidë kjo tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë.

Sa i përket ndeshjes së parë Izrael – Kosova e cila luhet të shtunën nga ora 18:00, kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre.

Izraeli cilësohet si favorit dhe fitorja e saj ka kuotën 1.80.

Fitorja e Kosovës vlerësohet me kuotën 4.20 ndërsa barazimi është 3.40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat