Tre gjigantët e Premier Leagues në garë për Dembelen

Futboll

Tre gjigantët e Premier Leagues në garë për Dembelen

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:36
Dembele

Tri klubet e mëdha angleze, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle raportohet se janë të interesuara për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele-n.

Fundi i këtij sezoni, mund të jetë edhe fundi i francezit në ‘Camp Nou’.

Sipas medieve britanike, klauzola e lirimit të francezit bie në 50 milionë euro në verën që po vjen, duke e bërë atë një objektiv tërheqës për klubet në Premier League.

Treshja angleze thuhet së tashmë është duke u përgatitur negociatat me Barcelonën për transferimin e reprezentuesit francez në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat