Polonia bën ndryshime në listë

Futboll

Polonia bën ndryshime në listë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:56
Kamil Piwtkowski

Lista e Polonisë ka pësuar ndryshime. Fernando Santosi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Kamil Piatkowski.

Ky j fundit u dëmtua në ndeshjen mes Gentit dhe Eupenit, kur u largua nga loja në minutën e 70.

Shkalla e dëmtimit të 22-vjeçarit është konfirmuar dhe zëdhënësi Federatës Polake të Futbollit ka njoftuar zyrtarisht mungesën e Piatkowski-t për përballjet me Republikën Çeke dhe Shqipërinë.

Vendin e tij në skuadër e ka zënë Bartosz Salamani i Lech Poznanit.

“Kamil Piwtkowski nuk do të vijë në kampin stërvitor të ekipit.

Lëndimi muskulor që pësoi në ndeshjen e djeshme të ligës përjashton pjesëmarrjen e tij në ndeshjet kundër Çekisë dhe Shqipërisë”, ka njoftuar Jakub Kwiatkowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat