Ndeshjet e Premier League do të ndërpriten për një arsye

Futboll

Ndeshjet e Premier League do të ndërpriten për një arsye

Më: 21 mars 2023 Në ora: 14:16
Logo e Premier League

Gjyqtarët e ndeshjeve të Premierligës janë këshilluar që ta bëjnë një pauzë natyrale të lojës gjatë ndeshjeve për t’ua mundësuar lojtarëve myslimanë apo zyrtarëve të klubeve që të bëjnë iftar, ndërsa më pas të vazhdojë loja.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë këtë javë dhe do të zgjasë një muaj.

Dhe, drejtuesve të ndeshjeve në liga të ndryshme u është kërkuar që t’i lejojnë lojtarët të hanë kur të vjen koha e iftarit në ndeshjet që do të luhen në mbrëmje gjatë krejt periudhës së Ramazanit, mëson “Sky Sports News”".

Shumë prej futbollistëve më të mirë, përfshirë këtu yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, atë të Manchester Cityt, Riyad Mahrez apo atë të Chelseat, N’Golo Kante, pritet të agjërojnë këtë muaj, me ç’rast do të heqin dorë nga ngrënia dhe pirja prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij.

Ata duhet të hanë sapo të perëndojë dielli dhe në disa raste do t’ju duhet të jenë duke luajtur gjatë muajit të Ramazanit.

Prandaj, atyre do t’ju lejohet që brenda pak minutash të hanë, për ta rikthyer energjinë dhe suplementet e ndryshme.

Referët para çdo loje duhet t’i identifikojnë lojtarët që agjërojnë, nëse ka të tillë, për ta ditur nëse duhet ta ndërpresin lojën apo jo.

Ramazani, i cili gjendet në muajin e nëntë të kalendarit islamik nga myslimanët konsiderohet si muaj i agjërimit, i lutjeve, i reflektimit dhe i bashkimit të njerëzve, do të nisë të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat