Shkupi mbetet pa kryetrajner

Futboll

Shkupi mbetet pa kryetrajner

Nga: K.G. Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:29
Sedlloski

Skuadra shqiptare, Shkupi, mbetet pa kryetrajner.

Largohet Goce Sedlloski, lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit.

“Nga sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin tonë të nderuar, i cili e bëri ekipin tonë kampion pas 20 vitesh dhe i dha klubit tonë shumë gjëra të mira dhe arritje të suksesshme.

Pas takimit që kishim me trajnerin Goce, kemi vendosur që ‘të ndajmë rrugët për momentin’. 

Kjo ndarje erdhi  me marrëveshje të përbashkët me trajnerin tonë, i cili mendon se klubi ka nevojë për ‘gjak të ri’ dhe një transformim i këtillë do të jetë më i dobishëm për ekipin.

Besojmë se rrugët tona do të mundë të bashkohen përsëri në një moment dhe kohë tjetër.  Faleminderit për të gjitha momentet e bukura që keni bërë për FC Shkupin  këto dy vite.

Ne e respektojmë dhe e duam Goce Sedlloskin, i cili ka meritë të madhe në fitimin e titullit që e rikthyem pas 20 viteve pritje.

Nderimet më të mëdha për te  si person dhe si trajner, i cili i tillë do të mbetet gjithmonë.

Faleminderit për momentet e mira që kalove me ne Goce.

Ky klub do t'ju kujtojë gjithmonë me dashuri dhe respekt dhe do të jetë gjithmonë pranë jush”, shkruan në faqen e klubit.

Pas 24 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 46 pikë, pasojnë Shkupi me 42, Shkëndija 41 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat