Maqedonia U16 mposhti Gjibraltarin

Futboll

Maqedonia U16 mposhti Gjibraltarin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:51
Maqedonia e Veriut

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll deri në 16 vjeç, që udhëhiqet nga seleksionuesi Dashmir Beari, mposhti me rezultat 4-3 përzgjedhjen përkatëse të Gjibraltarit pas ekzekutimit të penalltive, pasi nuk pati gola në nëntëdhjetë minutat e rregullta (0-0).

Të dyja skuadrat luajtën një ndeshje miqësore në Bullgari, ofruan një pjesë të rregullt interesante në të cilën ende nuk pati gola. Maqedonia më pas realizoi më mirë penalltitë dhe fitoi 4-3.

Kombëtarja U16 ndodhet në Bullgari ku po luan një lloj mini-turne me mikpritësin dhe Gjibraltarin.

Pas kësaj ndeshje, Maqedonia do të luajë një tjetër miqësore të enjten kundër bullgarëve në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat