Sevilla zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Sevilla zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 21 mars 2023 Në ora: 18:00
Jose Luis Mendilibar

Jose Luis Mendilibar është emëruar trajneri i ri i Sevillas.

Trajneri spanjoll mori postin, i cili u zbraz pas shkarkimit të argjentinasit Jorge Sampaoli.

Kontrata me 62-vjeçarin Mendilibar është llogaritur deri në fund të këtij sezoni.

Puna e fundit e Mendilibar ishte te Alaves në sezonin 2021/22.

Para kësaj, Mendilibar ka drejtuar Eibar, Osasuna, Athletic, Real Valladolid dhe Levante.

Sevilla është e 14-ta në tabelën e La Ligës me 28 pikë në 26 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat