Do të martohet me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Futboll

Do të martohet me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:12
Mason Greengood dhe Harier Robson

Një lajm befasues është duke qarkulluar në mediat britanike.

Sipas “The Sun”, talenti i Manchester Utd, Mason Greengood, dëshiron të martohet me bukuroshen Harier Robson, që pak kohë më parë e akuzoi për përdhunim.

Bëhet me dije se ajo është shtatzënë dhe pret një fëmijë me futbollistin e njohur anglez.

Momentet e vështira duket se janë lënë pas, teksa mesfushori anglez i Junajtid u akuzua nga partnerja e tij se e përdhunoi, e kishte rrahur dhe ushtruar presion psikologjik ndaj saj, për pasojë u arrestua dhe më pas u vendos në arrest shtëpie.

Një vit më vonë, çifti duket se e ka lënë pas çështjen, ndërsa “The Sun” raporton se 21-vjeçari është gati t’i propozojë të dashurës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat