Conte rrit presionin ndaj Inzaghit

Futboll

Conte rrit presionin ndaj Inzaghit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:32
Conte

Përplasja e Contes me klubin e Tottenham tashmë nuk është më diçka e re.

Pas barazimit me Southampton, tekniku italian shpërtheu para mikrofonave duke thënë së lojtarët e Tottenham janë pa karakter dhe pa dëshirë për të luajtur futboll, ndërsa klubit i rikujtoi edhe një herë se nuk mbahet mend nga hera e fundit kur ata kanë fituar një trofe.

Situata është shumë e komplikuar dhe nisi përçarja menjëherë, me lojtarët të cilët kanë kërkuar largimin e Antonio Contes.

Duket se kjo javë ose fillimi i asaj tjetrës, do të jetë vendimtare për të marrë vesh zyrtarisht largimin e tij, pasi presidenti Levy nuk mund të bëj më indiferentin.

Por, kjo erë e fortë dhe e ftohtë që po frynë nga Londra, e shtyn Conten drejt Serie A. Largimi i tij i cili është pothuajse i sigurt, vë në rrezik të ardhmen e Simone Inzaghit tek Interi. Inzaghi nuk ka bërë një sezon të mirë, sidomos në Serie A, duke humbur shumë pikë dhe duke vënë në rrezik vendet evropiane në tabelë.

Në Italy thuhet se zikaltërit janë në kërkim të një trajneri tjetër për sezonin e ardhshëm, dhe një nga të pikasurit është Antonio Conte, i cili do të ishte një rikthim i bujshëm në stolin ku ai fitoi titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat