E kërkon një tjetër klub italian

Futboll

E kërkon një tjetër klub italian

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:22
Piotr Zielinski

Napoli po mendon të shesë në verë polakun Piotr Zielinski, i cili futet në vitin e fundit të kontratës.

Lazio është një nga klubet e interesuar për të, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit italian i kanë hedhur dytë në Gjermani për zëvendësuesin e tij.

Drejtori Giuntoli po shikon me kujdes danezin e lindur në vitin 2000, Jesper Lindstrom.

I riu luan në qendër dhe në krah të mesfushës dhe ka spikatur me Eintracht Frankfurt.

Ai ka më tepër tipare sulmuese dhe këtë sezon në Bundesliga ka shënuar 7 gola e 4 asiste.

Kartoni i mesfushorit vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat