Kosova e nisi me humbje

Futboll

Kosova e nisi me humbje

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:55
Kosova

Vajzat e Kombëtares së Kosovës U17 kanë pasur një ballafaqim të vështirë kundër Kombëtares së Republikës së Irlandës në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të raundit të dytë të Ligës A – Grupi 5 për Euro 2023.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në një mbizotërim të vajzave irlandeze, të cilat shënuan tri herë dhe dy herë qëlluan shtyllat e portës së Spahiut.

Vajzat tona me gjithë angazhimin dhe përpjekjet për të bërë diçka më shumë nuk arritën të ndryshojnë rezultatin dhe në pushim shkuan me epërsi të irlandezeve 3:0.

Pjesa e dytë nuk solli gola, ndonëse Kombëtarja irlandeze ishte më e mirë, por Dardanet mbyllën çdo depërtim drejt zonës, e herë herë u orvatën të bëjnë më shumë për ta zbutur humbjen.

Ky ekip kombëtar i Kosovës pa dyshim që ka perspektiv, por nevojitet shumë punë nëpër klube për ta ndryshuar e përmirësuar lojën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat