“Shokon” babai i sulmuesit të Juventusit

Futboll

“Shokon” babai i sulmuesit të Juventusit

Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:24
Kean

Shpërthim i bujshëm i Biorou Jean Kean, babai i sulmuesit të Juventusit dhe kombëtares italiane, duke folur në mikrofonat e “Juvenews.eu”.

Edhe pse djali i tij është në gjendje shumë të mirë financiare siç e dimë të gjithë, duke luajtur për Juventusin, ku di kur ka qenë pjesë edhe i klubeve të tjera të njohura, Jean Kean ndodhet në rrugë pasi nuk ka një shtëpi.

“Moise Kean është padyshim djali im, por unë nuk di asgjë për të. U përpoqa të flisja me Juventusin, në kohën kur shkova te zëvendëspresidenti Pavel Nedved, por nuk pati asnjë vazhdim për atë bisedë”.

“Kam më shumë se një muaj që jetoj jam i pastrehë.

Nuk kam ndërmend t’i jap askujt informacione për djalim tim, as gazetarëve dhe as shoqërisë.

Askush nuk është shqetësuar ndonjëherë për mua, unë nuk do të filloj të shqetësohjem për të tjerët.

Aktualisht jam në rrugë, duhet të mendoj për veten time dhe për të gjetur një çati mbi kokë, dhe jo për të dhënë informacione dhe gjykime se kush është më mirë se unë.

Kryetari i Fossanos i di vështirësitë e mia dhe po kërkon një shtëpi për mua, mund t’i kërkoni konfirmimin”, përfundoi babai i Kean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat