Lorik Cana në Komitet Olimpik të Kosovës

Futboll

Lorik Cana në Komitet Olimpik të Kosovës

Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:08
Gjatë pritjes së Lorik Canës

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur legjendën e futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili shoqërohej nga Jerian Lalaj, nga fondacioin “Lorik Cana 5”.

Të dyja palët bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, me theks të veçantë aktivitetet sportive parashkollore në Kosovë.

Cana është edhe ambasador i “Grassroots” në Shqipëri.

Krasniqi falënderoi Canën për vizitën dhe bashkëpunimin që ka me sportin në Kosovë dhe Shqipëri.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare përgëzoi presidentin Krasniqi për zyret e reja, derisa shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat