Dëmtimi i De Jong, shqetësim për Xavin

Futboll

Dëmtimi i De Jong, shqetësim për Xavin

Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:47
De Jong në veprim

Tjetër lajm i keq për Xavi Hernandezin. Një ditë pasi Christensen u dëmtua me përfaqësuesen e tij, klubi i Barçës kreu testet mjekësore edhe për Frenkie de Jong, i cili u dëmtua në “El Clasico”, kundër Real të Madridit.

Sipas deklaratës zyrtare mjekësore, holandezi pësoi një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

“Është i dëmtuar dhe në bazë të evolucionit të tij në ditët në vazhdim do të kuptohet edhe koha që do t’I duhet për t’u riaftësuar plotësisht,” – përfundon raporti mjekësor i Barcelonës.

Me dëmtimin që pësoi në “El Clasicos”, De Jong humbi edhe ndeshjet e para të Holandës për eliminatoret e Evropianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat