Messi: Këto janë ditë shumë të veçanta

Futboll

Messi: Këto janë ditë shumë të veçanta

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:25
Argjentina

Argjentina zhvilloi ndeshjen e parë pas triumfit në Kupën e Botës “Katar 2022”, dhe mposht Panamanë me rezultatin e pastër 2:0.

Thiago Almada dhe Lionel Messi ishin autorët e golave.

Kjo ndeshje u zhvillua në Buenos Aires dhe padyshim se atmosfera ishte jashtëzakonisht e zjarrtë.

Rreth kësaj së fundmi ka shkruar edhe Messi. Ylli argjentinas falënderoi të gjithë për atmosferën e krijuar.

“Shumë herë kam imagjinuar se çfarë mund të ishte të kthehesha në vendin tim si kampion bote, por tani nuk kam fjalë për të shpjeguar atë që ndjej, sa mirënjohëse u jam të gjithë njerëzve për dashurinë…

Këto janë ditë shumë të veçanta dhe mund t’ju them vetëm se kam një lumturi të pamasë të shoh të gjithë popullin argjentinas duke shijuar dhe festuar atë që ishte një tjetër sukses i të gjithëve. Faleminderit!!!”, shkroi sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat