Skocia e nis me “këmbën e mbarë”

Futboll

Skocia e nis me “këmbën e mbarë”

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:14
Skocia

Ka përfunduar në “Hampden Park”, të Glasgout, sfida mes Skocisë dhe Qipros e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, me vendasit skocezë që arritën një fitore me rezultatin e pastër 3:0 ndaj qipriotëve.

Një gol në secilën pjesë mjaftoi për t’i dhënë vendasve fitoren, ku fillimisht në minutën e 21’-të, kapiteni i skocezëve, Andreë Robertson dërgon një top në zonë për “katalizatorin” e mesfushës John McGinn, me këtë të fundit që nga një distancë e afërt me portën nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetën qipriote.

Për të vulosur rezultatin 3 me 0 mendoi “kollosi” i mesfushës së Manchester United, Scott McTominay, i cili me një dopietë në fundin e lojës, më konkretisht në minutat 87’ dhe 93’ “hipotekoi” 3 pikët e para në “misionin” Euro 2024 dhe i jep besim shokëve të tij për kualifkimin.

Në ndeshjen e radhës do të përballen me një kundërshtar të frikshëm si “iberikët” e Spanjës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 28 marsit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat