Muriqi: Pati raste kur e humbëm kontrollin

Futboll

Muriqi: Pati raste kur e humbëm kontrollin

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:22
Muriqi

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi u shpreh se ishte një ndeshje që lehtë mund të ishte humbur, por edhe fituar.

“Një ndeshje e rëndësishme për neve. E kemi ditë që Izraeli janë ekip i fortë. Janë favorit i grupit me Zvicrën.

Kemi punu shumë dhe sot kthehemi me një pikë. Ka pasë raste kur e hupëm kontrollin.

Ka qenë ndeshje që kemi mundur me humb, por edhe me fitu. Na duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe me mbyll këtë muaj me katër pikë”, tha Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat