Flet Rrahmani pas barazimit me Izraelin

Futboll

Flet Rrahmani pas barazimit me Izraelin

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:37
Rrahmani

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, tha se rezultati i barabartë ishte epilogu real i ndeshjes.

“Ne kemi pritur se ka me pasë intensitet te lartë sepse Izraeli është një nga favoritët për dy pozitat e pra.

Luajnë vendas, kanë ekip të mirë, ishte e vështirë me i ndalë. Por, ashtu siç kemi mundur ta humbin, kemi mundur edhe ta fitojmë ndeshjen, barazimi ishte real”, tha fillimisht ai.

“Edhe na ka favorizuar shorti, kemi shumë mundësi, e kemi Zvicrën që është super favorit, kemi me luftu për vendin e dytë, si kjo mundësi s’ka me pasë më, sepse ndodh rrallë me pasë një grup përafërsisht të barabartë. Duhet me pasë besim që mundemi me fitu lojën”, shtoi mbrojtësi i Napolit.

“Normalisht është krenari, besoj qe është vetëm fillimi i këtyre ndeshjeve, besoj qe mundemi me dhënë më shumë. Shpresoj që paraqitjet në vazhdim me arrit diçka që mundemi me e krenu gjithë kombin”, deklaroi Rrahmani.

Kujtojmë se Kosova pas tre ditësh do të jetë nikoqire e Andorrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat