Media serbe humb busullën, kështu e quan golin e Granit Xhakës 

Futboll

Media serbe humb busullën, kështu e quan golin e Granit Xhakës 

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:36
Granit Xhaka feston

Futbollisti Granit Xhaka është mjeshtër i golave por edhe më mjeshtër për t’i tronditur serbët.

Serbët nuk mund ta durojnë dot se Granit Xhaka sonte ka shënuar në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad të Serbisë, për fitoren thellë 5:0 të Zvicrës ndaj Bjellorusisë në kuadër të xhiros së parë të Grupit I të kualifikueseve për kampionatin Evropian.

“Çfarë bëri Xhaka mes Serbisë. Provokatori shqiptar kalon si me shpejtësi nëpër Novi Sad”, ky është titull cinik i mediumit serb “Veçernj Novosti”.

“Siç dihet, ndeshja u luajt në Novi Sad për shkak të pezullimit të vendosur nga UEFA ndaj Bjellorusisë, pa praninë e tifozëve.
Ishte vetëm lojtari i Arsenalit që u fut në fushën e “Karagjorgjeve” me lajmin se Shaqiri është lënduar dhe sikur Xhaka të ishte i destinuar të shënonte gol në këtë mbrëmje.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, në skenë del Granit Xhaka me një gol të bukur nga mbi 16 metra.

Lojtari i Arsenalit dërgoi një goditje të përsosur në rrjetën e Bjellorusisë dhe nuk u ndal as me kaq...

Mesfushori i njohur për provokime vetëm tre minuta më vonë ishte edhe në rolin e asistentit, kur Zvicra arriti rezultatin final 5:0.
 

Në grupin ku janë këto dy përzgjedhje janë edhe Kosova, Izraeli, Andorra dhe Rumania”, shkruan mes të tjera ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat