Kazakistani si të çmendur, përmbysin Danimarkën! 

Futboll

Kazakistani si të çmendur, përmbysin Danimarkën! 

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:54
Rasmus Hojlund ka realizuar dy gola por nuk mjaftuan që Danimarka të marrë pikë në Astana

Danimarka ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Kazakistani.

Danimarka u befasua në fund, fitoren 0:2 e ka shndërruar në humbje me 3:2.

Danezët avancuan me rezultat 0:2 me golat e Rasmus Hojlund në minutën e 21-të e 36-të. 

Vendasit u këndellen në 17 minuta e fundit, duke bërë përmbysje të çmendur. Zaynutdinov shënoi në minutën e 73-rë,

Tagybergen në atë të 86-tën dhe Aymbetov në të 89-tën. 

Sulmuesi 20-vjeçar, Rasmus Hojlund, anëtar i skuadrës italiane, Ataalnta, po shndërrohet në një përbindësh në garat kualifikuese të Kampionatin Evropian 2024, që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Futbollisti Rasmus Hojlund ka realizuar dy gola por nuk mjaftuan që Danimarka të marrë pikë në Astana.

Rasmus Hojlund për dy ndeshje ka realizuar pesë gola, pasi që me 23 mars shënoi het-trik për fitoren 3:1 ndaj Finlandës.

Danimarka është në vend të dytë në grupin H me 3 pikë dhe Kazakistani është në të katërtin me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat