Cikalleshi: Nesër ndaj Polonisë do të luajmë për fitore

Futboll

Cikalleshi: Nesër ndaj Polonisë do të luajmë për fitore

Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:30
Pamje nga konferenca

Në orën 17:15 trajneri i Kombëtares kuqezi Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën në një konferencë për mediat në prag të ndeshjes me Poloninë.

Rikujtojmë që para pak orësh ekipi dhe stafi i Shqipërisë mbërritën në Varshavë, teksa në orën 18:00 do të kryejnë edhe stërvitjen e fundit për sfidën e madhe të së nesërmes.

“Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë, edhe pse e humbi ndeshjen me Çekinë, ne jemi fokusuar tek puna jonë.

Jemi munduar të krijojmë një ekip kompakt me trajnerin Silvinjo. Polonia vjen pas një performanca të mirë në Botëror, golat e shpejtë që pësuan e çekuilibrin skuadrën. Ata kanë lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të forta në Europë.

Nuk duhet të futemi me idenë që ata janë të dobët. Ne çdo ndeshje që futemi luajmë për fitore, duke parë grupin që kemi, çdo ndeshje ka specifikën e saj, do bëjmë një ndeshje kompakte, do bëjmë kujdes mos pësojmë gol, nuk duam që të pësojmë.

Nesër sduhet të humbim, ne kemi forcën dhe straegjinë tonë, fusha do e tregojë çfarë kemi punuar.

Është një skemë klasike ku çdo lojtar e ndjen veten komod. Me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duhet.

Ne mund të bëjmë edhe më mirë. Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe çdo lojtar është i rëndësishëm.

Këta janë lojtarët, nuk fokusohem tek ajo që na mungon por tek ajo që kemi. Jemi një grup që mbështetemi, duke qenë bashkë dhe me harmoni do futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën”, u shpreh Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat