Anglia pa telashe ndaj Ukrainës 

Futboll

Anglia pa telashe ndaj Ukrainës 

Nga: K. G.fu Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Anglia shënon fitoren e radhës në Grupin C në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Anglezlt në “Wembley” triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Ukrainës.

Vendasit dominuan karshi ukrainasit që pothuajse nuk ishin të rrezikshëm në asnjë moment.

Fundi i pjesës së parë ka qenë vendimtar, kur Kane ka shënuar në minutën e 37-të dhe Saka në atë të 40-tën.

Anglia kryeson me 6 pikë dhe Ukraina është në fund me 0 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat