Goli në minutat e fundit, Granada feston edhe pa Uzunin

Futboll

Goli në minutat e fundit, Granada feston edhe pa Uzunin

Më: 26 mars 2023 Në ora: 20:57
Pamje nga ndeshja

Granada triumfon edhe pa goleadorin Myrto Uzuni.

Skuadra bardhëkuqe ka mposhtur mbrëmjen e sotme Real Oviedon, me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të La Ligës 2.

Goli i shënuar nga Riçard Sançez në minutën e 89-të, i dhuroi 3 pikë të arta Granadës, që e sheh veten në vendin e dytë, 2 pikë larg kryesuesve të Eibar dhe dy pikë më shumë se Levante e vendit të tretë.

Me triumfet e njëpasnjëshme duket se ekipi i Uzunit po shtron rrugën drejt rikthimit në La Liga.

Pas duelit të nesërm me Poloninë, talenti beratas do të kthehet te klubi i tij për të dhënë kontributin në përmbushje të objektivit madhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat