Hysaj: Sylvinho na ka frymëzuar

Futboll

Hysaj: Sylvinho na ka frymëzuar

Më: 26 mars 2023 Në ora: 21:00
Hysaj

Elseid Hysaj foli rreth duelit ndaj Polonisë.

Kombëtarja shqiptare është e karikuar në maksimum për t’i nisur me një rezultat pozitiv eliminatoret e Euro 2024.

Sylvinho? Normal që trajneri do të japë një frymë të re dhe diçka më tepër. Jemi të gjithë me energjinë e duhur. Do të jemi gati për nesër.

Skema 4-3-3? Po, më favorizon skema e re. Ka qenë më e vështira të luaja me ‘3-5-2’. Luaj prej vitesh si mbrojtës krahu në skemën me katër mbrojtës. Do të më favorizojë skema e re.

Frymëzim më shumë fillimi me një trajner të ri. Harrojmë ndeshjet e këqija. Po kërkojmë të bëjmë sa më shumë, që të arrijmë sa më shumë drejt Europianit tjetër.

Më shumë i druhem Lewandowskit apo Zielinskit? 

Të gjithë janë lojtarë të fortë. Këta janë ndër dy lojtarët që duhet të kemi më shumë kujdes”, u shpreh shkodrani i Lazios.

Poloni-Shqipëri do të nisë prej orës 20:45 të së hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat