Gundogan pritet të largohet nga Man City

Futboll

Gundogan pritet të largohet nga Man City

Më: 27 mars 2023 Në ora: 14:10
Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Futbollistit ofanziv do t’i skadojë kontrata në fund të këtij edicioni dhe nuk prite ta vazhdojë eksperiencën në “Etihad Stadium”.

Dhe, mediumi spanjoll “Sport” e shpie përfaqësuesin gjerman drejt La Ligas.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, futbollisti me prejardhje turke dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, e cila është e gatshme t’ia ofrojë atij një kontratë dyvjeçare.

Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola do të donte ta ketë në dispozicion edhe në të ardhmen futbollistin kreativ, i cili është pjesë e rëndësishme e “Citizens”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat