Silvinjo i kënaqur me ekipin: Barazimi do ishte më i drejtë, ja çfarë u thashë lojtarëve në pushim

Futboll

Silvinjo i kënaqur me ekipin: Barazimi do ishte më i drejtë, ja çfarë u thashë lojtarëve në pushim

Më: 28 mars 2023 Në ora: 00:12
Silvinjo

Silvinjo, ka folur për Supersport pas humbjes 1-0 nga Polonia.

Trajneri është i kënaqur me ekipin, ndërsa theksoi se barazimi do të ishte më i drejtë.

“Një humbje e vështirë, ishte një ndeshje e vështirë dhe e ashpër. Se Polonia është mësuar të luajë Europianë, ka lojtarë të kalibrit ndërkombëtar. Por ne kemi bërë një ndeshje me zemër, me shpirt. Lojtarët e kanë kuptuar idenë e futbollit dhe organizmin. Në pushim u thashë që duhet të jemi në lojë dhe nëse në fund mund të jemi aty, të barazojmë apo fitojmë. Nuk duhet të humbim toruan kurrë, se të vrasin me 3-4 gola. Ata kuptuan gjithçka dhe ne ishim aty. Është mëkat sipas meje, barazimi ishte më i drejtë, por ndodh, është kështu.

E para është zemra dhe shpirti. Ideja e organizimit të futbollit që duam ne, një ekip që luan, lufton, është e organizuara. Padyshim që duhen bërë korrigjime, mund të luhet më mirë në aspektin ofensiv, por të mos harrojmë që kishim përballë një ekip të fortë. Në ditët në vijim do shohim videot, zemra dhe shpirti i lojtarëve ishte në fushë dhe jam i kënaqur në këtë aspekt.

Polonia është një ekip që luan me top të gjatë pas shpine, të zgjat skuadrën dhe bëhet e vështirë të bësh presing. Gjasulën e kishim vënë përpara se është më i mirë në lojën në ajër. Duhet të punojmë edhe mbi presingun, pastaj përballë kishim lojtarë të rëndësishëm. Duhet të përmirësojmë një presing të mirë. Sa më shpejt të veprojmë, aq më shumë kemi topin dhe është më mirë.

Mendoj se minuta ishte pak a shumë 65 apo 70 kur rrezikuam me ndërrimet. Por Polonia me kundërsulm mund të të vriste. Lojtarët e kuptuan mirë, të gjithë ndryshimet që bëmë, me Seferin, Bajramin e Mehmetin, ishin të programuara me ekipin e rreshtuar mirë. Nëse i hap fushën një ekipi të tillë, të shënojnë dhe mbaron, mbeten 25 minuta e mbaroi. Ndërrimet ishin në fund për këtë arsye, që ndeshja të mbetej e hapur. Ishte pak a shumë kjo, mund të rrezikohej më shumë. Por menduam që të barazonim në fund. E kishim në fakt rastin për të barazuar me Uzunin”, tha Silvinjo për ”SuperSport” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat