Tifozët e Serbisë injorohen nga malazezët për Kosovën

Futboll

Tifozët e Serbisë injorohen nga malazezët për Kosovën

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:24
Tifozët

Serbia mbrëmë u takua me  Malin e Zi në një ndeshje futbolli.

Në mbështetje të skuadrës ishin edhe një pjesë e mirë e tifozëve serbë të cilët si zakonisht në stadiume nuk harrojnë edhe thirrjet kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Megjithatë, këtë herë duket se dështuan në tentativën e tyre për të bërë zhurmë pasi në një moment gjatë ndeshjes kërkuan ndihmën e tifozëve malazezë për të bërë thirrje kundër Kosovës.

Serbët kërkuan bashkëpunimin nga malazezët për të cilësuar Kosovën si Serbi, por nga kampi malazez askush nuk u ndje.

Të gjendur në një situatë të tillë, tifozët serbë nisën me thirrjet kundër Malit të Zi për të nxjerrë zemërimin e shkaktuar prej injorimit të malazezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat