Mateo Retegui, golat që rrisin ofertën

Futboll

Mateo Retegui, golat që rrisin ofertën

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:50
Mateo Retegui

Dy gola në dy ndeshjet e para me fanellën e të kaltërve për Mateo Retegui që, pasi është rikthyer në Argjentinë, ka folur për mediet lokale.

“Jam ndjerë si në shtëpi, i lumtur dhe krenar që mbaj të veshur fanellën e Italisë. Jam pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga pjesa tjetër e skuadrës. Falënderoj Mançinin dhe shokët për mbështetjen e tyre”, tha ai.

Retegui shënoi në të 56’ të enjten e 23 marsit ndaj Anglisë në stadiumin “Maradona” të Napolit, teksa ngushtoi rezultatin në 2-1. Më pas të dielën e 26 Marsit në “Ta’Qal” të Valetës, pikërisht në të 15’, hapi serinë e golave në fitoren e parë të Italisë në kualifikueset e Kampionatit Europian, 2-0 ndaj Maltës.

Dy gola me fanellën e kaltër në dy ndeshje, ndërsa Mateoi Retegui është kthyer tanimë një nga objektivat kryesor të ekipeve më të mëdha në Europë për merkaton e verës.

Inter është skuadra e parë që ka lëvizur për të patur shërbimet e italo-argjentinasit, cilësuar një Batistutë i ardhshëm. Por tanimë konkurrenca është rritur, ndërsa sulmuesi i të kaltërve pëlqehet edhe nga Milani e për më tepër dhe klube të Premier Ligë janë afër tij.

Por, ndërkohë, i ati i lojtarit, që është në rolin e menaxherit, ka takuar drejtuesit e Eintracht Frankfurt, si dhe të Bayer Leverkusen. Kështu që nga Seria A deri në Premier Ligë e Bundesligë janë duke kërkuar shërbimet e Reteguit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat