Tuchel mezi pret të punojë me Mane-n

Futboll

Tuchel mezi pret të punojë me Mane-n

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:52
Tuchel

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, mezi pret të punojë me Sadio Mane.

Tekniku gjerman pak ditë më parë mori ‘timonin’ e gjigantit gjerman duke zëvendësuar Nagelsmann-in e shkarkuar.

Mane e njeh shumë mirë trajnerin gjerman nga koha kur senegalezi luajti me Liverpoolin, ndërsa Tuchel drejtoi Chelsean.

Sipas ‘Sky Germany’, Tuchel është trajner që dëshiron të marrë më të mirën nga Mane.

Ai kishte provuar të transferonte anësorin senegalez kur drejtonte PSG dhe Chelsea, por nuk kishte arritur ta bënte një gjë të tillë.

Tuchel tashmë e ka në skuadër Mane-n nga i cili strategu gjerman do të kërkojë të marr më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat