Ashraf Hakimi sërish beqar, Hiba Abouk “zbërthehet” publikisht

Futboll

Ashraf Hakimi sërish beqar, Hiba Abouk “zbërthehet” publikisht

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:07
Hakim e Hiba Abouk

Ashraf Hakimi dhe Hiba Abouk nuk janë më çift. Akuza për sulm seksual nga futbollisti maroken detyroi ish-partneren e tij t’i japë fund lidhjes. 

Hiba Abouk ka vendosur të thyejë heshtjen me anë të një mesazhi në rrjete sociale

: “Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzës, nuk mund të besojmë vetëm në ekzekutimin e drejtë të drejtësisë.

Ju lutem respektoni privatësinë time dhe të fëmijëve të mi në këto rrethana delikate.

Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë treguar mbështetjen, dashurinë dhe respektin e tyre.

Marrëdhënia me Hakimin përfundoi në mënyrë të dhimbshme, por më duhet të largohem nga ato akuza të ndyra”, përfundoi 36-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat