Objektivi është fitimi i titullit dhe Champions League

Futboll

Objektivi është fitimi i titullit dhe Champions League

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:01
Tifozët e Bayernit

Thomas Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munchen deri në verën e vitit 2025. 49-vjeçari zëvendësoi Nagelsmann në stolin e skuadrës më të madhe në Gjermani.

”Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayernit. ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin, me fitoren, gjithashtu me mënyrën si mbërrin te fitorja.

Është nder të drejtoj një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë”, deklaroi Tuchel gjatë prezantimit. Trajneri do të debutojë në Der Klassiker përballë Dortmundit (1 prill), ish-skuadrës së tij.

Objektivi është fitimi i titullit dhe Champions League, trofe të cilin Tuchel e fitoi te Chelsea.

Por jashtë fokusit të trajnerit nuk mbetet merkato dhe e ardhmja e skuadrës.

Një nga dëshirat primare të trajnerit është Mason Mount, një nga lojtar që e njeh shumë mirë dhe vlerëson më së shumti te Chelsea.

Mesfushori anglez ka kontratë deri në vitin 2024. Tuchel dëshiron të punojë sërish me të, ndërkohë që klubi anglez kërkon 50 milionë paund për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat