Si u vu re mungesa e Kristjan Asllanit?

Futboll

Si u vu re mungesa e Kristjan Asllanit?

Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:56
Asllani

Gjithmonë është thënë se Asllani bën një punë fantastike të padukshme, që te Shqipëria merr vlerë më të madhe.

Për ta kuptuar më mirë, duhet të shohim minutën e 75 deri në fund të takimit, ku lojtari i Interit u ul në stol.

Në ato momente, mesfushorët e Shqipërisë e kishin të pamundur të nxirrnin topin nga zona e tyre. E gjitha kjo për shkak se Asllani e bënte shumë lehtë këtë punë.

Nxjerrja huq e kundërshtarëve me një lëvizje trupi, driblimi, fantazia dhe pasimi i saktë bënte që kuqezinjtë të mos hasnin shumë probleme për daljen nga mesfusha më herët. Sapo kjo përgjegjësi i ra Ramadanit u kuptua në fakt vlera e madhe e Asllanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat