Lojtarët e Curacao ia kërkuan Messit 23 fanella

Futboll

Lojtarët e Curacao ia kërkuan Messit 23 fanella

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:17
Messi gjatë ndeshjes

Futbollistët e Curacao e kishin nderin që do të përballeshin me Leo Messin mbrëmë.

Pjesa më e madhe e tyre madje po e realizonte një ëndërr në ndeshjen mes ekipit të tyre dhe Argjentinës.

Në një video që u bë virale në internet shihet njëri nga lojtarët e Curacao duke ia kërkuar kampionit botëror 23 fanella, për krejt lojtarët, në mënyrë që t’i mbajnë ato si kujtim i çmuar.

Por, vetëm njëri prej tyre e kishte fatin ta merrte fanellën e shtatë herë Topit të Artë.

Bëhet fjalë për portierin e Curacao, Eloy Room, i cili i shkëmbeu fanellat me yllin argjentinas.

Ai më pas e bëri një postim në rrjetet sociale duke e shfaqur fanellën e Messit me numrin 10, e duke shkruar ndërkohë “Ëndrra e bërë realitet”.

Edhe pse Messi ia shënoi tre gola, duket se Room ishte i nderuar për këtë punë, shkruan “Gazeta Express”.

Njëri prej lojtarëve bëri shaka duke thënë se lojtarët do të përlesheshin mes vete nëse Messi do ta jepte veç një fanellë pas lojës.

Por, gjithçka ishte e qetë dhe portieri e mori fanellën në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat