Real Madrid konkretizon ofertën për Jude Bellingham

Futboll

Real Madrid konkretizon ofertën për Jude Bellingham

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:17
Jude Bellingham

Real Madrid konkretizon ofertën për Jude Bellingham!

Real Madrid prej kohësh tashmë është në ndjekje të sensacionit të mesfushës angleze, Jude Bellingham dhe tashmë “galaktikët” kanë vendosur të zbulojnë shifrën ekzakte që do të ofrojnë për shërbimet e talentit të Borussia Dortmund.

Sipas mediave, “los blancos” do të ofrojnë plot 100 milionë euro për 19-vjeçarin, i cili prej kohësh kërkohet edhe nga Liverpool e Manchester City, ndërsa raportohet se për lojtarin bordi drejtues i Real Madrid ka menduar një paga “faraonike”, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shifrat zyrtare.

Mirëpo, deri më tani “verdhezinjtë” e Dortmund janë duke bërë çdo gjë që është e mundur për të mbajtur Bellingham, në “Signal Iduna Park” të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, por interesimet nga Liverpool, City e Real Madrid, duket se do ta lëkundin jo pak tundimin e 19-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat