Osimhen humb maskën që i sillte fat

Futboll

Osimhen humb maskën që i sillte fat

Më: 30 mars 2023 Në ora: 20:28
Osimhen

Futbolli është një sport ku shpesh besëtytnia kthehet në një faktor të rëndësishëm për lojtarët.

Dhe tifozët e Napolit nuk do të jenë të qetë pasi kanë mësuar se çfarë i ka ndodhur VIktor Osimhen në grumbullimin e tij me përfaqësuesen e Nigerisë.

Sipas gazetarit të “Radio CRC”, Rafaele Auriema, sulmuesi nigerian është kthyer nga Nigeria pa maskën e tij që e mbante se mendonte se i sillte fat. Futbollisti e ka humbur maskën gjatë udhëtimit në vendlindje dhe kësisoj, nuk do të ketë më një objekt që ishte bërë pjesë e pandashme për të.

Në fakt, Osimhen mund të luajë shumë mirë edhe pa maskë pasi ka kaluar problemet me frakturën në fytyrë. Por ai ishte mësuar të luante me të dhe e mbante për fat.

Gazetari italian ka bërë të ditur se tani Osimhen e vlerëson si pjesë të pandashme të tijën dhe për këtë arsye, në ndeshjen e fundjavës ndaj Milanit, do të luajë me një maskë të vjetër që kishte mbajtur para kësaj të fundit që i sillte fat, teksa ka porositur një të re të ngjashme me atë të humburën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat