Kinezët lartësojnë shqiptarin 

Futboll

Kinezët lartësojnë shqiptarin 

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:22
Arijan Ademi

Pas më shumë se 12 sezonesh, Arijan Ademi, u largua nga Dinamo dhe nënshkroi për ekipin nga Kina, Pekin Guoan. 

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ademi, do të veshë fanellën me numrin 45 në ekipin e ri. 

Futbollisti 32-vjeçar, shqiptari ka luajtur si kapiten për një kohë të gjatë te Dinamo e Zagrebit, ka 340 paraqitje dhe ka shënuar 36 gola.

“Ai nënshkroi kontratë për tre sezone dhe do të fitojë 1.65 milionë dollarë në sezon”, shkruan mediumi kroat “24 sata”.

“Ademi është mesfushor.

Në fushë, ai mund të veprojë si një mesfushor mbrojtës ose një mesfushor qendror.

Aftësitë e Ademit janë relativisht gjithëpërfshirëse, ai është i shkëlqyer si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Jo vetëm që mund të mbrojë vijën e pasme, por ka edhe aftësinë për të sulmuar përpara”, thuhet mes të tjera në njoftimin e klubit kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat