Vitin tjetër do t`i thotë lamtumirë PSG-së

Futboll

Vitin tjetër do t`i thotë lamtumirë PSG-së

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:58
Mbappe

Telenovela Mbappe vazhdon. Siç raporton gazeta spanjolle Diario As, Kylian është gati të largohet nga PSG dhe tashmë i ka dhënë fjalën Real Madridit për vitin 2024.

24-vjeçari francez tani e sheh të pamundur ngritjen e Champions League me skuadrën e Parisit dhe është i bindur se duke u lidhur me Blancos, skuadrën e ëndrrave të tij, do të ishte shumë më tepër e lehtë të fitonte Kupën me veshë të mëdhenj.

Kontrata speciale e Mbappè me PSG-në u rinovua pranverën e kaluar dhe përfshin një klauzolë speciale e cila në mënyrë të pashmangshme kushtëzon aventurën e xhevahirit francez me parisienët.

Në fakt, nëse skuadra e Messit dhe shokëve të tij do të kishte fituar Ligën e Kampionëve, marrëveshja e Kylian me Al Khelaifi do të rinovohej automatikisht deri në vitin 2025, përndryshe (dhe siç ndodhi) do të skadonte në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat