Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi

Futboll

Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:11
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti mungoi në ndeshjen kundër Polonisë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë përpara grumbullimit.

Mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Atalantën që këtë fundjavë kundër Cremonezes në transfertë.

Mbrojtësi i Kombëtares mbeti jashtë si pasojë e një tërheqjeje të lehtë në kofshë, ndërsa tashmë ai do të jetë nën urdhrat e Gasperinit.

Këtë sezon Gjimshiti ka luajtur 16 ndeshje, 14 në Serinë A dhe 2 në Kupë, kjo për shkak se ai pësoi një dëmtim në fillim të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat