Bukayo Saka hyn në historinë e Premier League

Futboll

Bukayo Saka hyn në historinë e Premier League

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:51
Bukayo Saka

Dita-ditës anësori i sulmit të Arsenal, Bukayo Saka po e tregon se është një “magjistar” i vërtetë në fushën e blertë.

Me 3 gola të shënuar dhe 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit, 22-vjeçari është kthyer në lojtarin “kyç” në 4 fitoret e fundit të “topçinjve”, fitore të cilat i kanë dhënë këtyre të fundit shkëputjen prej 8 pikësh në krye të Premier League.

Falë këtyre paraqitjeve, Saka ka fituar për herë të parë në karrierën e tij, çmimin si “lojtari i muajit”, duke mposhtur kështu konkurrencën e sulmuesit të Neëcastle, Alexander Isak, mesfushorit të Brighton, Alexis MacAllister, mbrojtësit të Aston Villa, Tyrone Mings, si dhe anësorit të Liverpool, Mohamed Salah.

Me fitoren e këtij trofeu personal, Saka u kthye në lojtarin më të ri në historinë e Premier League, që fiton një çmim të tillë, ndërsa më herë këtë sezon ky çmim është fituar nga “bomberi” i Manchester City,

Erling Haaland, në muajin gusht, 3 herë nga “fantazisti” i sulmit të Manchester United, Marcus Rashford në muajt shtator, janar dhe shkurt, nga anësori i sulmit të Neëcastle, Miguel Almiron në muajin tetor, si dhe nga “dirigjenti” i mesfushës së Arsenal, Martin Odegaard në muajt nëntor dhe dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat