Sulmuesi i Francës refuzon ofertën e zikaltërve

Futboll

Sulmuesi i Francës refuzon ofertën e zikaltërve

Më: 31 mars 2023 Në ora: 19:43
Marcus Thuram

Interi është në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm, ku largimi i Lukakut duket i sigurt.

Zikaltrit kanë piketuar shumë emra të ndryshëm, e një prej tyre, ishte edhe ai i francezit Marcus Thuram .

Lojtari mbyll këtë vit kontratën e tij me Borusia Mynshengladbah dhe në verë mund të largohet si lokjtar i lirë. Kjo ka shtyrë shumë klube, mes të cilëve edhe zikaltrit, që të interesohen për të.

Por futbollisti, i cili është djali i ish-mbrojtësit të Parmës e Juventusit, Lilen Turam, ka refuzuar ofertën e Interit. Sipas “SportMediaset”, ai u ka bërë të ditur përfaqësuesve të klubit zikaltër se nuk është i interesuar për momentin që të vazhdojë karrierën e tij në radhët e këtij klubi.

Për më tepër, Markus Turam pritet që shumë shpejt të bëjë publik edhe vendimin e tij se ku do të vazhdojë karrierën, për të mbyllur zërat që e shohin atë pranë një klubi apo një tjetri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat