Inter-Fiorentina, ja formacionet zyrtare

Futboll

Inter-Fiorentina, ja formacionet zyrtare

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Giueseppe Meazza” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Interit dhe Fiorentinas, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Interi u mposht 1:0 nga Juventusi, kurse Fiorentina e mposhti 1:0 Leccen.

Momentalisht, Interi zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 50 pikëve, krahas Fiorentinas që renditet në vendin e nëntë në tabelë me 37 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Calhanoglu, D’Ambrosio, Dalbert, Skriniar dhe Dimarco, kurse te Fiorentina mungojnë Jovic, Duncan, Sirigu dhe Terzic.

Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, dhe më poshtë mund t’i gjeni ato.

Image
Formacionet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat