Atalanta mposht Cremonesen dhe barazon Milanin

Futboll

Atalanta mposht Cremonesen dhe barazon Milanin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:53
Atalanta

Atalanta ka mposhtur në transfertë Cremonesen me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Seria A.

Fillimisht sfida u zhbllokua nga bergamaskët me De Ron dhe në të 56′ Siofani barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Boga dhe Lukman shënuan edhe dy gola për Atalantën.

Me këtë fitore ekipi i Gasperinit ngjitet në vendin e 5-të me 48 pikë duke barazuar Milanin i cili do të përballet nesër me Napolin. Kështu Atalanta mund të besojë për një vend në zonën Champions.

Me vetëm 1 fitore në 28 javë kampionat, duket e paevitueshme rënia nga kategoria për skuadrën e Cremoneses, që mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat