Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin

Futboll

Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:18
Shqipëria

Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit. Kuqezinjtë u mposhtën në gjysmëfinale nga Gjeorgjia me rezultatin 4-1, në një takim shumë të luftuar deri në momentin që Gjeorgjia realizoi dhe golin e tretë.

Gjeorgjianët kaluan në avantazh me anë të Gongadzes, teksa fraksioni hapës ishte maksimalisht i ekuilibruar, ku Shqipëria krijoi rastet, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Sapo nisi pjesa e dytë, Gjeorgjia shënoi dhe golin e dytë me Kiknadzen, ndërkohë që kuqezinjtë u rikthyen në lojë me golin e Xhuljo Recit, që kapi në befasi portierin kundërshtar nga distanca.

Shqipëria i shkoi pranë barazimit me Mertirin pak minuta më vonë, por gjuajtja e mbrojtësi u ndal në vijën fatale.

Në fund, Gjeorgjia u tregua më e qetë dhe realizoi dhe dy herë të tjera në minutat përmbyllëse për të çuar shifrat në 4-1.

Shqipëria u largua e indinjuar me keqardhjen që mund të merrte më shumë, marrë parasysh rastet e krijuara, por tani kuqezinjtë do të bëhen gati për duelin e së dielës për 3/4 ndaj Qipros, një takim që përcakton edhe skuadrën e fundit që do të shkojë në Botërorin që do të zhvillohet në Gjermani në Qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat