Hazard drejt transferimit në Serie A

Futboll

Hazard drejt transferimit në Serie A

Më: 1 prill 2023 Në ora: 20:30
Eden Hazard

Nga shpërthimi dhe shkëlqimi me fanellën e Chelsea-t deri te periudha me të vërtetë e keqe të kaluar te Real Madrid. 

E ardhmja e Eden Hazard është akoma e paqartë. Tani projektohet një transferim i mundshëm në Itali, ku kanë shkëlqyer shume prej bashkatdhetarëve të tij.

Në sezonet e fundit ka qenë gjithmonë jashtë formë dhe i dëmtuar pa pasur mundësinë të japë kontributin e tij: tashmë për Carlo Ancelotti-n nuk është më titullar edhe për shkak të pranisë së Vinicius Junior në krahun e majtë.

Marrëdhënia mes të dyve nuk është e mirë dhe duket se tashmë nuk flasin më me njëri-tjetrin. Vetë Hazard ka shprehur për RTBF një lloj ftohtësie me trajnerin. Konfirmimi ka ardhur nga Ancelotti: “Nuk flasim shumë, por është një gjë që ka lidhje me karakterin që kemi”.

Real Madrid ka shpenzuar rreth 115 milionë euro për ta marrë nga Chelsea, pikërisht një vit para se kontrata e tij me londinezët të skadonte. Duke parë si kanë shkuar gjërat, mund të thuhet se ka një qenë një operacion i dështuar.

Pas pothuajse katër sezonesh me Los Blancos, Hazard ka zhvilluar vetëm 73 ndeshje duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 11 asiste në total. Një ecuri aspak e mirë, por tani mund të ketë mundësinë të ringjallet në Serinë A.

Kontrata e tij me Real Madrid skadon në qershorin e 2024-ës, por belgu mund të largohet më përpara nga Bernabeu. Juventus dhe Milan janë të interesuar, por lojtari duhet t’u shkojë në ndihmë dy gjigantëve të Italisë, duke parë rrogën e lartë që fiton në Madrid.

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm ta lërë të largohet në verë, edhe për shifra minimale, rreth 10-15 milionë euro. Shuimë varet nga Hazard dhe nga zgjedhjet e tij të ardhshme: lojtari mund të provojë të kthehet në formën e sezonit të fundit të jashtëzakonshëm te Chelsea, gjatë të cili koleksionoi 16 gola dhe dha 15 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat