Muçi jep asistin e gjashtë në kampionat

Futboll

Muçi jep asistin e gjashtë në kampionat

Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:32
Muçi

Ernest Muçi lë shenjë me një asist në fitoren 3-1 të Legias së Varshavës përballë Rakow, në javën e 26-të të elitës së futbollit polak, Ekstraklasa.

Dhe nuk ishte një fitore dosido, pasi erdhi ndaj skuadrës kryesuese e tashmë diferenca mes dy skuadrave ngushtohen në 6 pikë (61/56).

Në minutën e 15-të, Muçi shërbeu Pekhart për golin që zhbllokoi ndeshjen. Augustyniak në të 30-tën i çoi shifrat në 2-0 ndërsa në minutën e 32-të ngushtoi në 2-1 diferencën Nowak.

Në pjesën e dytë, Legia shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1 (Wszolek 63’).

Muçi në këtë sezon ka shënuar 3 gola në kampionat dhe ka dhënë gjashtë pasime për gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat